LIVE UPDATES

Anglia ndëshkon Shqipërinë! Shënon dy herë në portën e kuqezinjve

➤Mbyllet ndeshja Angli- Shqipëri!➤ Kjo ndeshje përfundoi me fitorën e Anglisë, e cila gjeti 2 herë rrjetën e kombëtares. ➤Kombëtarja u ndëshkua në minutën e 20 nga Myles Leiws-Skelly, ndërsa në pjesën e dytë nga Harry Kane. ➤ Kuqezinjtë nuk e gjetën asnjëherë portën e kundërshtarëve të tyre edhe pse kishin disa mundësi.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

VD- Anglia ndëshkon sërish Shqipërinë!

Anglia ndëshkon Shqipërinë! Shënon dy herë në
Shënon Anglia

LONDËR- Anglia ndëshkon sërish Shqipërinë! Në këtë pjesë të dytë, Harry Kane ka gjetur sërish portën e kombëtares. 

Sulmuesi anglez realizoi golin e dytë pas asistimit të Declan Rice. Ndërsa goli i parë u shënua nga Leëis-Skelly në minutën e 20-të. 

Duket se goli i dytë i ka shuar shpresat për një barazim ose fitore të kuqezinjve./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

VD- Anglia ndëshkon Shqipërinë!

Anglia ndëshkon Shqipërinë! Shënon dy herë në
Pamje nga sfida

LONDËR- Sfida Angli-Shqipëri është zhbllokuar! Ka qenë Anglia ajo që e ka gjetur portën e kombëtares duke shënuar kështu edhe golin e parë për këtë ndeshje. Goli u shënua në minutën e 20-të nga Leëis-Skelly. Anglezi u asistua nga Jude Bellingham dhe i vetëm përballë Strakoshës, dërgoi topin në rrjetë.

Por, është vetëm fillimi dhe kuqezinjtë kanë ende kohë për një barazim ose fitore./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Misioni Botërori”/ Sot sfida Angli-Shqipëri, formacioni i Kombëtares

Anglia ndëshkon Shqipërinë! Shënon dy herë në
Kombëtarja

TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin e 2026. Ndeshja e parë e Kualifikuesve do të jetë kundër Anglisë dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”. Kombëtarja do të luajë me fanellën e tretë, kjo pasi Anglia luan në shtëpi, por duke qenë se e dyta është me ngjyrë të bardhë dhe e ngjashme me atë të skuadrës rivale, është bërë kjo zgjedhje. Sfida do të nisë në orën 20:45.

Anglia ndëshkon Shqipërinë! Shënon dy herë në

Po ashtu, në këtë takim në skuadrën e Kombëtarës vërehen edhe disa mungesa si Ismajli, Kumbulla, Broja dhe Hysaj. Në mesfushë do të jenë, Starkosha, Balliu, Gjimshiti, Ajetin dhe Aliji. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.

Nga ana tjetër, në mesfushën e Anglisë do të shohim: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.

Arbitrat e këtij takimi do të jenë Alejandro Hernández, José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.

FORMACIONI:

Anglia: Pickord, Walker, Rice, Konsa, Foden, Kane, Bellingham, Rashford, Burn, Jones, Lewsis-Skelly

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Asani, Bajrami, Uzuni, Laçi, Ramadani

Dy kombëtaret janë përballur gjashtë herë në histori, në të gjitha rastet për Kualifikueset e Kupës së Botës. Por të 6-ta përballjet kanë përfunduar me fitoren e Anglisë. Anglia ka shënuar 19 herë ndaj Shqipërsë, ndërsa kombëtarja jonë vetëm një herë më 28 mars të 2001 nga Altin Rraklli. Kombëtarja jonë kërkon të surprizojë “Tre Luanët” ose të barazojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB