Bota

Naim Murseli festoi në klub nate pas vrasjes së Liridonës: E kreva këtë punë!

Së bashku me Granit Plavën i kanë dërguar video nga diskoteka, ku shiheshin duke u argëtuar.

F.m
Naim Murseli festoi në klub nate pas vrasjes së Liridonës: E
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

KOSOVË- Dëshmia e Kushtrim Kokallës ka zbardhur të dhëna të tjera tronditëse në lidhje me vrasjen e Liridona Abemajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Kokalla është në pranga si bashkëpunëtor në vrasje bashkë me Granit Plavën, e ndërsa si organizator është arrestuar bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli.

Megjithatë, Kokalla ka zbuluar se Murseli nuk është mjaftuar vetëm me urdhërimin e planifikimin e vrasjes së gruas, por ka festuar për këtë gjë. Madje së bashku me Granit Plavën i kanë dërguar video nga diskoteka, ku shiheshin duke u argëtuar.

“Në momentin që hymë në dhomë, Naimi më ka thënë “e kreva këtë punë”. Jam shokuar menjëherë dhe kam thënë se nuk dua të di asgjë lidhur me këtë. Pastaj po atë natë Graniti më ka thirrur për të shkuar me të në një klub nate dhe më ka dërguar video në Snap nga diskoteka. I thashë që nuk vij sepse kam një rast. Kam menduar që ta raportoj në polici, por isha i shokuar dhe e di që kam gabuar, jam frikësuar shumë për familjen time,”- ka rrëfyer Kokalla ndër të tjera.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB