Bota

Dëshmia e Kushtrim Kokallës: Naim Murseli prej 1 viti më kërkonte të vrisja Liridonën

Kokalla ka dëshmuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej rreth një viti që të kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

k.m.
Dëshmia e Kushtrim Kokallës: Naim Murseli prej 1 viti më
Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli

KOSOVË- Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kokalla ka dëshmuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej rreth një viti që të kryejë vrasjen e 30-vjeçares. Madje tregoi se Murseli kishte tentuar edhe herë të tjera që të planifikonte vrasjen e gruas së tij. Por vetë, pretendon se edhe pse i janë premtuar para, sërish nuk ka bërë e ka pranuar këtë kërkesë nga Murseli.

Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës të siguruar nga Paparaci.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB