Bota

Ish-shërbëtori i Pallatit Mbretëror: Fantazma e Princeshës Diana më përndjek

Pronari i mëparshëm ishte Timothy John Edward Tollemache, Baroni i 5-të Tollemache, një mik i ngushtë i Mbretëreshës.

k.m.
Ish-shërbëtori i Pallatit Mbretëror: Fantazma e Princeshës
Princesha Diana

BRITANI E MADHE- Pretendimet e fundit të ish-shërbëtorit mbretëror të Pallatit të Buckinghamit, Paul Burrell, se një shtëpi fshati në pronësi të një miku të ngushtë të Mbretëreshës endet fantazma e Princeshës Diana, kanë shkaktuar zemërim. Shtëpia, e vendosur në Cheshire, nuk u vizitua kurrë nga Diana, kaq mundi të zbulonte "DailyMail". Pronari i mëparshëm ishte Timothy John Edward Tollemache, Baroni i 5-të Tollemache, një mik i ngushtë i Mbretëreshës.

Burrell, 65 vjeç, dhe gruaja e tij thirrën "ekspertë" aktivitetesh paranormale pasi pretendonin se nuk flinin dot natën për shkak të hijeve të errëta dhe zhurma të pashpjegueshme. "Ekspertët" pretenduan se dëgjuan fjalët "më fal" dhe "Francë", ndaj edhe Burrell beson se kjo e fundit mund të jetë një referencë për vdekjen e princeshës në një aksident automobilistik në Paris.

Mirror raporton se ish-shërbëtori mbretëror tha: Nuk e kuptoj pse ajo do të thoshte 'Francë' përveç faktit që princesha vdiq atje dhe unë shkova për ta sjellë në shtëpi. Unë u njoha me këtë botë (spirituale) nga princesha.

Ish-shërbyesi i Dianës e përshkroi veten si "miku më i mirë" i princeshës së ndjerë dhe pretendoi se ajo i referohej atij si "i vetmi burrë që i kishte besuar".

Ndaj edhe Burrell është i bindur se Diana është ende duke e kontaktuar atë edhe më shumë se 26 vjet pas vdekjes së saj. Burrell shtoi se ai ëndërron për Dianën rregullisht, zakonisht rreth orës 3 të mëngjesit, por hedh poshtë edhe pretendimet se ai mund të jetë i fiksuar pas saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB