Bota

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i mundësoi Talat Xhaferit të bëhet zot në shtëpinë e tij

Kreu i BDI Ali Ahmeti tha se Marrëveshja e Ohrit bëri të mundur që qytetarët të kenë të drejta të barbarta, pavarësisht etnisë.

D.XH
Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i mundësoi Talat Xhaferit të
Ali Ahmeti

SHKUP – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, tha se zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër në RMV është ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Ahmeti replikoi edhe me deputetin e VMRO-së, Antonio Miloshoskin për komunën e Kërçovës. Ai tha se në këtë komunë, shqiptarët dhe maqedonasit po jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin si kurrë më parë. Ahmeti replikoi edhe me deputetin Pavle Trajanov, duke i thënë se shqiptarët dikur janë persekutuar dhe se sot janë qytetarë me të drejta të barabarta me etnitë e tjera në RMV. “Nuk është e vërtetë që maqedonasit janë qiraxhinj, por ka një të vërtetë, që Marrëveshja e Ohrit i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marrëveshje nuk ua ndryshon gjendjen vetëm shqiptarëve, por edhe etnive të tjera që jetojnë dhe punojnë në RMV si serbët, turqit, romët etj”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Ahmeti theksoi se jetojmë në një kohë, që Rusia është agresive ndaj Ukrainës. Ai shtoi se duhet të jemi pro Europës dhe kundër Rusisë. Talat Xhaferi u zgjodh sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut./ZËRI/

Poll

MOS HUMB