Bota

Zgjedhja e kryeministrit shqiptar, opozita maqedonase: Jemi qiraxhinj në shtetin tonë

Deputeti i VMRO, Antonio Miloshoski tha se maqedonasit janë sot si qiraxhinj në shtetin e vet.

D.XH
Zgjedhja e kryeministrit shqiptar, opozita maqedonase: Jemi qiraxhinj në
Antonio Miloshoski

SHKUP – Deputeti i partisë opozitare maqedonase, VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski, në fjalimin e tij në Kuvend, kishte kritika të ashpra për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i vendit dhe për qeverinë teknike.

Miloshoski tha se për shkak të tradhtisë së partisë në pushtet, LSDM, “sot maqedonasit janë qiraxhinj në shtetin e vet”.

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciç, e shitën shtetin, për interesa të tyre. Maqedonia e Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet. Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi me faktin se Maqedonia e Veriut ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Miloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Miloshoski hodhi edhe akuza konkrete. Ai tha se partia e Xhaferit është kthyer në një parti të tenderave dhe të lojërave të fatit.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zërë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive”, deklaroi ai.

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut./ZËRI/

Poll

MOS HUMB