Bota

Digjet makina e kryetarit të Kuvendit të Leposaviçit. Reagon Policia e Kosovës

Autoritetet thanë se makina e Gorski Guriç u dogj, pas kërcënimeve të militantëve të Radoiçiç.

D.XH
Digjet makina e kryetarit të Kuvendit të Leposaviçit. Reagon
Digjet makina

LEPOSAVIÇ - Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Arbër Vokrri njoftoi se është djegur makina e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Guriç. Vokrri tha se djegia e automjetit vjen pas kërcënimeve të militantëve të Radoiçiçit.

“Djegia e makinës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Guriç vjen pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Milan Radoiçiç, kundrejt serbëve, që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje kemi parë grafitin ‘Je i vdekur’ në makinën e Sladjan Mijajloviç, zyrtar komunal në Leposaviç. Edhe dhuna fizike e kolegëve të tyre nga ana e shërbimit sekret serb dhe policisë fashiste të Serbisë, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njëjtin mesazh: Mos u afroni me shqiptarët dhe mos pranoni Kosovën si shtetin tuaj”, tha Vokrri.

Më tej, Vokrri shtoi se sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe të inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave, të cilat i bëjnë fresk Vuçiçit në agjendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës. “Angazhimi im në veriun e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve, që të mos ndihen të braktisur e të tradhtuar për besnikërinë e tyre në ndërtimin e institucioneve tona”, tha Vokrri.

Policia e Kosovës, me anë të një lajmërimi, ka raportur ngjarjen e ndodhur në veri. Efektivët shprehen se në afërsi të makinës, tek motori, ka qenë një shishe plastike dhe një leckë, e cila vjen era benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për të djegur mjetin.

“Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në Leposaviç një makinë është duke u djegur. Sipas informacioneve fillestare, objektiv i djegies ka qenë makina e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviç)”. Në afërsi të mjetit, te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë, e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës, për ta djegur mjetin”, njoftoi Policia e Kosovës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB