Bota

Ekzekutimi i Liridona Ademajt! Dëshmia e të arrestuarit: Naim Murseli qëlloi me armë për ta testuar

Tom Dodaj tha se Naim Murseli dhe Granit Plava kanë qëlluar me armë, për provë, në oborrin e tij.

D.XH
Ekzekutimi i Liridona Ademajt! Dëshmia e të arrestuarit: Naim Murseli
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

KOSOVË – I arrestuari i katërt për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit dhe Granit Plavës. Dodaj shprehet se nuk ka gisht në vrasjen e Liridonës, ndërsa pohon se armën e ka shitur për 280 euro.

“Po e kam shitur armën tek Naim Murseli dhe Granit Plava. Arma vetë ka kushtuar 250 euro, ndërsa plumbat 30 euro”, ka thënë Dodaj në dëshminë e tij, raporton Paparaci. Madje, Dodaj thekson se Murseli dhe Plava kanë provuar armën, duke qëlluar nga një herë, në oborrin e tij.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB