Bota

Nën masa të rrepta sigurie! Naim Murseli dërgohet në Prokurorinë e Kosovës

Policia e Kosovës e dërgoi Murselin në Prokurori, në masa të rrepta sigurie.

D.XH
Nën masa të rrepta sigurie! Naim Murseli dërgohet në
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

PRISHTINË – Naim Murseli është dërguar gjatë ditës së sotme, nën masa të rrepta sigurie, nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Prokurorinë e Shtetit në Prishtinë, për t’u intervistuar në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Murseli dhe dy persona të tjerë, Granit Plava e Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj në Prishtinë, ngjarje që shokoi opinionin publik dhe që ndodhi në fund të nëntorit të vitit 2023. Në këto pamje, shihet sesi Policia e Kosovës, nën masa të rrepta të sigurisë, e sjell Murselin në Prokurori.

Prokurori i rastit ka marrë sot në pyetje për ngjarjen e rëndë Kushtrim Kokallën, ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Ademajt. Kokalla u prangos në dhjetor 2023, nën akuzë për veprën penale “Marrëveshja për të kryer vrasje të rëndë”. Pas marrjes në pyetje, Kokalla u dërgua sërish në burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB