Bota

Kontrabandë cigaresh, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi

Ndërkohë në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, ku kërkimet janë duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.

k.m.
Kontrabandë cigaresh, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Malit
Slavko Stojanoviç

MALI I ZI- Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Policisë, Slavko Stojanoviç. Stojanoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për shpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve, raporton Vijesti.

Në pranga është vendosur edhe Igor Baqoviç, i cili nga viti 2010 deri në vitin 2018 ka qenë pronar i kompanisë së transportit rrugor të mallrave “Company Baćović”. Ndërkohë në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, ku kërkimet janë duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.

Stojanoviç njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i ish-policit të parë të arrestuar Veselin Veljoviç. Në shkurt të vitit 2013, Stojanoviç u zgjodh drejtor i Administratës së Policisë në një konkurs të dyshimtë, për befasinë e sektorit të sigurisë në atë kohë, thuhet në media.  Mandati i tij shënoi fillimin e "luftës" së klaneve konfliktuale në Mal të Zi, kur në vetëm pesë vjet u vranë mbi 40 njerëz. Ajo periudhë e errët do të mbahet mend edhe si vitet në të cilat likuidimet e shumta mafioze mbetën të pazgjidhura. Ai dha dirëjeqjen në 2018, pasi në qendër të Podgoricës u vranë Millosh Shakoviç dhe Radivoje Jovanoviç.  

Poll

MOS HUMB