
SHBA- Një bojkot reklamash i platformës së rrjeteve sociale X po rritet në mes të një stuhie anti-semitike në faqen e njohur më parë si Twitter. Apple, Disney, Comcast dhe Warner Brothers Discovery kanë ndaluar reklamat në X. Komisioni Evropian, rrjeti televiziv Paramount dhe studioja e filmave Lionsgate po ashtu kanë ndërprerë aktivitetin.
IBM u bë kompania e parë që tërhoqi reklamat e saj nga faqja pas hetimit të Media Matters, duke thënë se krahasimi i reklamave të saj me përmbajtjen naziste ishte "plotësisht i papranueshëm".
Bojkoti i korporatave vjen pas hetimit nga një grup amerikan mbi reklamat që shfaqeshin afër postimeve pro-naziste në X. Musk kishte postuar në X se kushdo që përdor terma të tillë si "nga lumi në det" - të cilin ADL e ka përshkruar si një thirrje të koduar për shkatërrimin e Izraelit - mund të pezullohet nga platforma. Musk ka mohuar se postimi i tij ishte antisemitik dhe ka kërcënuar se do të padisë për hetimin e reklamave.