
KOSOVË- Policia e Kosovës po kryen kontrolle në komunat e banuara me shumicë serbe. Mësohet se deri tani janë arrestuar nëntë zyrtarë të Doganës dhe një polic. Aksioni i Prokurorisë është asistuar nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.