Bota

Rusi: Lëvizja LGBT të shpallet ekstremiste

Në deklaratë thuhet se lëvizja ka treguar shenja të “aktivitetit ekstremist”, përfshirë nxitjen e “mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare”.

k.m.
Rusi: Lëvizja LGBT të shpallet ekstremiste
foto ilustruese

RUSI- Ministria ruse e Drejtësisë e ka dorëzuar një mocion në Gjykatën Supreme të vendit për t’i ndaluar aktivitetet e asaj që e quan “lëvizje publike ndërkombëtare LGBT” dhe synon ta shpallë atë si ekstremiste, shkruan BBC. Gjithsesi është e paqartë nëse deklarata e ministrisë i referohet komunitetit LGBT në tërësi apo organizatave specifike. 

Në deklaratë thuhet se lëvizja ka treguar shenja të “aktivitetit ekstremist”, përfshirë nxitjen e “mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare”. Ndalesa mund ta bëjë komunitetin LGBT të cenueshëm ndaj gjyqeve penale. Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg. 

Rusia nën drejtimin e Vladimir Putinit ka goditur lëvizjen LGBT, të cilin ai e sheh si pjesë të një sulmi nga Perëndimi ndaj "vlerave tradicionale ruse". Kjo fushatë u përshpejtua pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Kujtojmë se këtë vit pati një goditje ndaj të drejtave transgjinore, me legjislacionin në korrik që ndalonte operacionin e ndryshimit të gjinisë. Nga ana tjetër zyrtarët këmbëngulin se "marrëdhëniet seksuale jotradicionale" nuk janë të ndaluara në Rusi.

Poll

MOS HUMB