KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatari për Qeverinë e re, ka prezantuar programin dhe kabinetin qeveritar.
Kabineti i ri do të ketë në krye të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, i cili po u ashtu u propozua edhe zëvendëskryeministër i parë. Donika Gërvalla zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Arben Vitia u rikthye në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Lista e kabinetit të propozuar nga Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka
Ministër i Financave- Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi
Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri./ZËRI