Bota

Plas sherri me thika në Athinë: Një i plagosur, në pranga një shqiptar

Gjatë konfliktit, një 40-vjeçar indian u plagos në stomak dhe kofshë, i cili më pas është transportuar në spitalin "Kryqi i Kuq".

zh.ll
Plas sherri me thika në Athinë: Një i plagosur, në pranga
foto ilustruese

ATHINË- Një përleshje mes rreth 15 personave, mes tyre edhe një shqiptar, ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit, në Athinë.

Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon. Mësohet se personat u përfshinë në një konflikt, për arsye dhe në rrethana, që ende nuk dihen.

Gjatë konfliktit, një 40-vjeçar indian u plagos në stomak dhe kofshë, i cili më pas është transportuar në spitalin "Kryqi i Kuq".

Ndërkohë që lidhur me ngjarje, u arrestua një 36-vjeçar shqiptar, si dhe dy grekë, të moshës 26 dhe 30 vjeç. Ndaj tyre u ngrit një padi për lëndim trupor bë bashkëpunim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB