KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe, ndërsa nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së.
Seanca vjen pasi Kuvendi u konstitua gjatë paradites së sotme pas zgjedhjeve të nënkryetarëve të Kuvendit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa lajmin e bëri të ditur në një postimn në rrjetin e saj social "Facebook".
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.
Kurti duhet të paraqesë programin qeverisësë dhe përbërjen e kabinetit para Kuvendit. Më pas, do t'i nënshtrohen votimit të deputetëve në Kuvend. /ZËRI
