TIRANË- Ambasadorjae BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri.
Përmes një postimi në 'X', ambasadorja ka ndarë pmaje nga takimi, teksa shkruan se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Siç bën me dije ambasadorja, gjatë takimi u diskutuan çështje të cilat formësojnë mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit dhe konkurrenca e ndershme, teksa theksoi se ‘çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së.
Postimi i plotë i ambasadores:
Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ka shumë për të fituar prej saj.
Sot prezantova Raportin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.
Folëm për atë që e formëson më shumë mjedisin e biznesit: sundimin e ligjit, sigurinë ligjore dhe konkurrencën e ndershme.
Konsensus i përgjithshëm mbi nevojën për konsultime të vërteta publike.
Ligjet funksionojnë më mirë kur njerëzit që duhet t’i zbatojnë ato konsultohen herët. Biznesit i duhet një vend i vërtetë në atë tryezë.
Çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët.
Business has a direct stake in Albania's EU path, and a lot to gain from it. Today I presented the 2026 ?? Report to representatives of the business community. ëe talked about ëhat shapes the business environment most: the rule of laë, legal certainty and fair competition. 1/2 https://t.co/oAVëS5yqx5
— Sofia Moreira de Sousa (@EUAmbAL) November 10, 2026