Politikë

Mbrëmje presidenciale në Paris, Macron pret Edi Ramën dhe bashkëshorten në Pallatin Elize

Rama ndodhet në Francë pas ftesës së Macron për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

M.K.

Mbrëmje presidenciale në Paris, Macron pret Edi Ramën dhe

PARIS- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë marrë pjesë në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elize në Paris.

Rama ndodhet në Francë pas ftesës së Macron për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Nga qëndrimi në kryeqytetin francez, kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ceremonia pritëse ku shfaqet së bashku me bashkëshorten duke u përshëndetur nga presidenti francez dhe zonja e parë Brigitte Macron.

“Palais de l’Élysée- Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”, shkruan Rama krahas videos së publikuar./ZËRI

MOS HUMB