
PARIS- Krijimi i Shtetit Bektashi në Shqipëri vijon të jetë në planet e qeverisë. Kryeministri i vendit Edi Rama i pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris për këtë projekt dhe nëse ai do të vijojë edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian konfirmoi se puna për realizimin e tij po vazhdon.
Në përgjigjen e tij Rama u shpreh shkurt se qeveria po punon për krijimin e Shtetit Bektashi, ndërsa për ecurinë dhe rezultatin e nismës tha se mbetet për t'u parë se ku do të mbërrijë.
Pyetje: Së pari, do të doja t'ju falënderoja, Kryeministër, sepse kam vizituar vendin tuaj pak muaj më parë dhe dua t'ju them që shqiptarët janë shumë mikpritës dhe bie dakord me ju që ju jeni nga vendet më të mira që ofrohet, pra ofertat. Kur herën e fundit vizitova qendrën bektashiane, dua të flas për pjesën e Shtetit Bektashi në Tiranë. Mendoni që është diçka që Shqipëria do të vazhdojë ta bëjë edhe pas anëtarësimit në BE?
Rama: Po, po punojmë për këtë dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë./ZËRI