Aktualitet

Zjarri në Pishë Poro, Greqia dërgon avion për ndihmë

Avioni 'Canadair' shërben për ndërhyrje nga ajri. Situata në terren nga flakët është e rrezikshme

D.XH

Zjarri në Pishë Poro, Greqia dërgon avion për ndihmë

FIER – Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka lajmëruar se Greqia ka ndihmuar Shqipërinë, për të shuar zjarrin në Pishë Poro të Fierit.

Sipas ministrit Peleshi, Greqia ka dërguar si ndihmë një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.

Peleshi falënderon fqinjët, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.

Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shprehet Peleshi.

Prej disa ditësh, zjarri në Pishë Poro në Fier vazhdon që të jetë aktiv dhe i rrezikshëm. Terreni tepër i vështirë, era dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

Autoritetet kanë bërë me dije se zjarrfikëset janë duke luftuar me zjarret. Tre mjete zjarrfikëse dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura dhe Mbrojtes ndaj zjarrit janë angazhuar për shuarjen e kësaj vatre. Si pasojë e flakëve, janë dëmtuar rreth 500 hektarë tokë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB