Aktualitet

Avokati Detar Hysi për Zëri.ai: Klea Gjata u la në burg për interesa të caktuara!

Hysi thotë se brenda tre ditëve nuk ka mundësi që të verifikohet asnjë dëshmi e dhënë, referuar rrëfimit të Artan Tafanit.

F.m
Avokati Detar Hysi për Zëri.ai: Klea Gjata u la në burg për
Klea Gjata dhe Detar Hysi

TIRANË- Avokati Detar Hysi ka deklaruar se lënia e në burg e klientes së tij, Klea Gjata, ish-e dashura e Laert Haxhiut, është bërë për interesa të caktuara. Në një reagim për Zëri.ai, pasi Prokuroria la në burg të gjithë të arrestuarit pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, Hysi thotë se brenda tre ditëve nuk ka mundësi që të verifikohet asnjë dëshmi e dhënë. Ai shton për Zëri.ai se organi i akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore, për interesa te caktuara, por pa u ndalur konkretisht.

"Ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj. Nuk ndodh që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim deklaratash të një të penduari. Organi i akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore, për interesa te caktuara,”- u shpreh avokati i Klea Gjatës, Detar Hysi, për Zëri.ai.

Masat e sigurisë u dhanë sot. Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg: Artan Tafanin, Bledar Berberin, Ligor Ramaçkën, Indrit Manejn, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Marglen Topuzin, Erisjano Abedinin, Bujar Abedinin, Lulzim Spahian, Fatjon Veliu. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi. Arrestimet erdhën pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili u bë i penduar i drejtësisë dhe zbardhi 18 ngjarje krimina, përfshirë këtu dhe 6 vrasje.

Poll

MOS HUMB