Aktualitet

Shënjestër e Laert Haxhiut? Avokati Doga: Më vriste kur të donte! Tafanin e kam kushëri

Avokati Doga thotë se nuk është kujdesur asnjëherë për sigurinë e tij, qarkullon pa masa mbrojtëse dhe se mund ta nxirrnin në pritë me një telefonatë të vetme.

F.m
Shënjestër e Laert Haxhiut? Avokati Doga: Më vriste kur të
Adriatik Doga

TIRANË- Avokati Adriatik Doga, i cili sipas të penduarit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, ka qenë në ‘listën e zezë’ të Laert Haxhiut, ka mohuar të ketë pasur njohje apo konflikte me të. Në një prononcim për ‘TopNeës’, Doga thotë se me Tafanin njohet sepse e ka kushëri, ndërsa Haxhiun nuk e ka parë kurrë në jetën e tij. Ai hedh dyshime mbi deklaratat e dhëna nga Tafani, pasi thotë se si ‘shënjestër’ është mjaft e lehtë dhe se nëze ka pasur një plan ekzekutimi për të, do të ishte realizuar. Avokati Doga thotë se nuk është kujdesur asnjëherë për sigurinë e tij, qarkullon pa përforcime dhe se mund ta nxirrnin në pritë me një telefonatë të vetme.

Prononcimi i Dogës:

Unë jam informuar për këtë situatë vetëm nga Drejtori i Policisë së Shtëtit që më përmendi. Unë nuk kam asnjë konflikt, as me Laert Haxhiun dhe as me Marjus Tafanin. Përkundrazi, ne këtë Marjus Tafanin e kemi njeriun tonë. Jemi kushërnj. Gjyshja e këtij Marjusit është ngjitur me lokalin tim, pesë metra nga ky vend ku unë po jap intervistën. Nuk arrij ta besoj dot që unë paskam qenë shënjestra e këtij Marjusit apo Laertit. Se ne e njohim për Marjus atë, jo Artan. Nuk kam pasur asnjë njohje me Laert Haxhiun, nuk jam takuar asnjëherë, s’kam pasur asnjë lloj konflikti. Ndërsa Marjusin e thashë, e kam kushëri, e njoh. Këtë që kam shpëtuar për një qime, e thoni ju e ata të tjerët. Mua s’më është bërë asnjëherë atentat. Nëse ka pasur një njeri që e vrisnin kur të donin, nëse donin, kam qenë unë. As jam ruajtur, gjithë kohën kam qenë në park, kam 2 mijë e 400 metra lulishte me lodra. Aty rri. Dy persona kanë qenë që po të donin t’i vrisnin, i vrisnin kur të donin, unë dhe Genc Hida. Hid aka pasur karrotrec dhe po të doje, e merrje në telefon dhe i thoje ‘mu prish makina, hajde’. Dhe mua, mund të më merrte në telefon, ‘hajde të të takoj filand vend’, siç na marrin rëndom dhe do të shkonim. Nuk e njoh as për fytyrë se kush është Laert Haxhiu. E njoh siç e njohin të tjerët. Edhe pse jemi lushnjarë, për fytyrë nuk e njoh.

Çfarë deklaroi Tafani për Dogën?

Sipas të penduarit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, Laert Haxhia kishte dhënë urdhër që të vritej avokati Adriatik Guri (Doga). Në rrëfimin e bërë para prokurorëve, Tafani ka treguar se Doga i ka shpëtuar vdekjes në fraksion sekonde, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Tafani, Haxhiu dhe Lulzim Arapi kanë shkuar dhe janë pozicionuar para banesës së Dogës. Por, në momentin që grupi kriminal do të vinte në punë armët, Doga, rastësisht ka takuar një fqinjin e tij. Kjo ka bërë që tre personat ,Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë.

Poll

MOS HUMB