
DIBËR- Një minator 50-vjeçar me inicialet M.G., ka mbetur i plagosur rëndë pasi është aksidentuar në një nga galeritë private në Thekën të Martaneshit. Ngjarja ka ndodhur këtë paradite.
Zëri.ai mëson se minatoi është pikasur nga kolegët e tij, pasi kishte mbetur i bllokuar. Kanë qenë punëtorët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për të plagosurin.
Fillimisht, minatori është dërguar pranë spitalit të Bulqizës me fraktura të rënda në këmbë dhe krahë. Më pas, ai është nisur drejt Tiranës me ambulancë për një mjekim më të specializuar.
Njoftimi zyrtar:
Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.