Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy shtetasit turq

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Sokrat Vatën, i dyshuar si autori i vrasjes. Në burg do të qëndrojnë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.

M.K.
Vrasja e turistit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën
Sokrat Vata

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Sokrat Vatën, i dyshuar si autori i vrasjes. Në burg do të qëndrojnë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar masa “arrest në burg” për një afat 45ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në Gjykatën e Sarandës janë paraqitur sot 11 të arrestuarit lidhur me vrasjen e turistit Portugez Luis Miguel Varela Mendes mëngjesin e 18 gushtit në Ksamil. Të dyshuarit do të njihen me masën e sigurisë. 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes u gjet i vrarë mëngjesin e 18 gushtit në shenlonët e plazhit. Gjithçka nisi mbrëmjen e 17 gushtit ku viktima me miqtë e tij iu bashkuan një feste me Dj francezë në clubin e “Principotes”. Fillimisht dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes të riut portuges dhe disa personave të tjerë, ku më pas situata ka agravuar në dhunë fizike e deri në përdorimin e thikës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB