Aktualitet

Aksion antidrogë në Korçë/ Kontrolle në disa banesa, në pranga një person 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një automjet dhe në banesën e një prej personave të dyshuar, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

M.K.
Aksion antidrogë në Korçë/ Kontrolle në disa banesa,
foto ilustruese

KORÇË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Korçës, në kuadër të një hetimi për goditjen e personave që dyshohet se merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një automjet dhe në banesën e një prej personave të dyshuar, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur doza kokaine, një sasi parash, armë të ftohta dhe fishekë.

Operacioni vijon ende, ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në disa banesa të tjera, ku dyshohet se mund të ketë persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Pritet që në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe personat e ndaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB