Aktualitet

Vijon SKANDALI, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 13 fluturime, 3 të tjera anulohen

Në total të dy kompanitë kanë pasur këtë të enjte 13 fluturime të shtyra, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

E.K
Vijon SKANDALI, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 13 fluturime, 3 të tjera
Wizz air

TIRANË- Vijon skandali me kompaninë ajrore Wizz Air. Raportohet se këtë të enjte janë anuluar 3 flutrurime. Bëhet fjalë për dy fluturime nga Gjermania dhe një tjetër nga Milano që do duhej të mbërrinin në Tiranë rreth orës 1 të natës, ndërsa në faqe nuk ka asnjë orar se kur është parashikuar nisja. Probleme ka pasur dhe me kompaninë Ryanair, raporton Report Tv. Në total të dy kompanitë kanë pasur këtë të enjte 13 fluturime të shtyra, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

Fluturimet e anuluara

Hahn Germany-Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:35)

Milano-Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)

Nuremberg Germany- Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)

Fluturimet e shtyra

Romë Fiumicino- Tiranë-Ryanair

Romë Ciampino-Tiranë- Ryanair

Rome Fiumicino- Tiranë- Ëizz Air

Ancona- Tiranë- Ëizz Air

Treviso-Tiranë- Ëizz Air

Pescara-Tiranë- Ëizz Air

Nice- Tiranë- Ëizz Air

Rome Fiumicino- Tiranë- Ëizz Air

Tiranë-Verona – Ëizz Air

Tiranë- Karlsruhe Germany- Ëizz Air

Tiranë- Memmingen/Munich- Ëizz Air

Pothuajse çdo ditë, edhe në redaksinë e ZËRIT, vijnë denoncime në drejtim të kompanisë Wizz Air. Edhe përmes një komunikimi zyrtrar që ZËRI ka pasur me Autoritetin e Aviacionit Civil, na është konfirmuar se Wizz Air është linja me më shumë problematika sa i takon anulimit dhe shtyrjes së udhëtimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB