Aktualitet

S'kanë fund skandalet me WIZZ AIR, 150 pasagjerë braktisen në Pragë, asnjë sqarim nga kompania

Qytetarët kanë treguar për ZËRIN makthin që po përjetojnë prej disa orësh në aeroportin e Pragës

E.K
S'kanë fund skandalet me WIZZ AIR, 150 pasagjerë braktisen
Pasagjeret ne prage

TIRANË- 150 pasagjerë që duhet të ktheheshin me kompaninë WIZZ AIR në Tiranë, prej disa orësh janë lënë në mëshirë të fatit në aeroportin e Pragës.

Qytetarët e kanë ngritur shqetësimin e tyre pranë redaksisë së ZËRIT, ndërsa thonë se nuk iu është dhënë asnjë përgjigje nga kompania për vonesën, dhe për kohën e mbërritjes më Tiranë.

‘Jemi 150 persona që ndodhemi në Pragë, duhet të fluturonim për në Tiranë, askush nuk na jep drejtim. Wizz Air ka pasur një udhëtim direkt të programuar në orën 2, e ka shtyrë 3 herë brenda ditës. Nga ora  14:00 e çoi në 17:00, nga 17:00 e çoi në 18:30 pastaj e çoi në 19:10 dhe më pas në kohën kur ne ishim dukë u bërë gati, duke imbarkuar, mbyllin derën dhe ikën avioni me 1/3 e pasagjerëve. Te gjithë tjerët jemi këtu, mbi 150 veta.

Tani po shkojmë për të vulosur pasaportat për të dalë nga zona e imbarkimit, që të na japin edhe një shpjegim më të detajuar. Kjo gjëja nuk ka as shpjegim kjo gjëja’, thonë qytetarët në dëshminë e tyre për ZËRIN.

Më herët gjatë ditës së sotme, ZËRI raportoi dhe rastin e këngëtarit Luiz Ejlli, fluturimi i të cilit nga Londra ishte devijuar për në Shkup, për shkak se avioni i WIZZ AIR nuk kishte mundur që të ulej për në Rinas.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka pranuar në një përgjigje për ZËRI-n se Wizz Air është operatori ajror me fluksin më të madh të fluturimeve, por edhe me numrin më të madh të anulimeve të kryera. 

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, shkaku kryesor i vonesave ndodh për arsye të vonesave nga një fluturim i mëparshëm, efekti domino. Ky efekt, sipas AAC ka dhënë pasoja në numrin më të lartë të vonesave tek ky operator, e vlerësuar me 7928 fluturime të kryera nga kjo kompani për vitin 2023, 34 prej të cilave janë anuluar.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB