Aktualitet

Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH-së? Alfred Peza: Këtu më keni deri në 2028-tën

Peza ka mohuar zërat se ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i RTSH-së

E.K
Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH-së? Alfred Peza: Këtu më
Alfred Peza

TIRANË- Pasditen e sotme në mediat në vend, por dhe në reagime të ndryshme në rrjetet sociale, u raportua se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Një gjë e tillë u përforcua dhe nga një reagim i deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila e cilësoi largimin e tij një fitore të vogël për çlirimin e RTSH-së. Mirëpo vetë Peza e ka përgënjeshtruar lajmin e dorëheqjes në një prononcim të shkurtër për Koha Jonë.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028!”, është shprehur Peza. Edhe pse lajmi për largimin e tij ka bërë xhiron e rrjetit prej disa orësh, vetë Peza duket se nuk ka nxituar në reagim, dhe as ka mbajtur një qëndrim publik, siç ndodh zakonisht në raste të tilla.

Çfarë shkruante Ina Zhupa: “Një fitore e vogël clirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës! Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi;

Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”. 

Lajmi për dorëheqjen e Pezës lidhet me skandalet e njëpasnjëshme që ka njohur RTSH nën drejtimin e tij. Që prej marrjes së detyrës në Qershor të vitit të kaluar, në RTSH ka nisur një valë largimesh masive nga puna, duke mos kursyer as nënën e një fëmije autik, apo personazhe të dashur të ekranit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB