
TIRANË- Prej disa kohësh, me ardhjen në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar të Alfred Pezës, ka pasur largime masive të punonjësve. Ndërkohë që financat e Radio Televizionit Publik vijojnë që të mos bëhen transparente. Së fundi ka raportime se Peza ka shkarkuar nga puna një punonjëse, e cila është nënë e një fëmije autik.
Ndërkohë që burime i thanë ZËRIT se nga RTSH ka nisur dhe një valë dorëheqjesh nga puna për shkak të situatës konfliktuale që është krijuar dhe atmosferës së vështirë brenda stafit. Një pjesë e punonjësve të larguar nga puna, kanë nisur dhe betejën e tyre ligjore.
Alfred Peza u zgjodh në krye të RTSH-së në Qershor të vitit të kaluar, me një votim unanim nga Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat për të shkuarën e tij politike, si deputet i Partisë Socialiste.
/ZËRI