Video

Ku dështoi Festivali i RTSH-së?

Janë dy mbledhje ku Alfred Peza kërkon 750 milionë lekë për festivalin, ndërkohë një vit më parë, në vitin 2022, kishte kërkuar 46.6 milionë lekë të rinj ose 466 milionë të vjetër në total.

F.m
Ku dështoi Festivali i RTSH-së?
Alfred Peza dhe RTSH

TIRANË- Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet kulturore artistike më të mëdha në vend, por nuk mungojnë denoncimet për abuzime. CNA shkruan se provat për abuzimet nisin që nga mbledhjet e Këshillit Drejtues deri tek kërkesat për fonde nga Alfred Peza. Janë dy mbledhje ku Alfred Peza kërkon 750 milionë lekë për festivalin, ndërkohë një vit më parë, në vitin 2022, kishte kërkuar 46.6 milionë lekë të rinj ose 466 milionë të vjetër në total. Pas kërkesës të Pezës, Këshilli Drejtues zhvillon dy mbledhje, tek e para, ku kreu i këtij këshilli ngre me të drejtë pyetje pse duhej paguar 18 milionë lekë Kleidi Kadiu, i cili sipas tij nuk bënte për atë punë. Apo anëtarë të tjerë që ngrenë pyetjen pse skenografia do kushtonte 140 milionë lekë kur një vit më parë kishte kushtuar vetëm 60 milionë lekë. Pas shumë diskutimeve të ditës të parë, në të dytën, në 13 dhjetor, edhe me bekimin e Leka Bungos miratohet një fond 600 milionë lekë.

Por ç’ndodhi më tej?

Edhe pse salla ka pasur gjatë gjithë kohës minimumin e spektatorëve, në kronikat e RTSH-së duket salla plot e përplot. Nga shitja e biletave të këtij festivali në RTSH, sipas të dhënave zyrtare, janë arkëtuar 2.880.000 lekë nga kompania “Vivere Ticketing”, së cilës iu dha e drejta ekskluzive për shitjen e biletave të këtij festivali. Nga pamjet në ekran dhe videot që gjenden në “YouTube” gjatë 4 netëve të festivalit, por edhe nga kronikat e lajmeve të RTSH-së, biletat janë shitur të gjitha dhe nuk ka pasur asnjë vend bosh në sallë. Ndërkohë nga arkëtimi rezulton komplet e kundërta: Pra, u paguan 600 milionë për një sallë plot që shet vetëm 22.5% të biletave. Çfarë është bërë më 134 milionë lekë më shumë dhe ku kanë shkuar lekët e biletave kur salla është plot? CAN shton se këtë drejtori i RTSH-së duhet ta shpjegojë përpara institucioneve përgjegjëse, jo përpara Këshillit të Drejtuar nga Leka Bungo, i cili qante hallin e Kleidi Kadiut, pse do paguhej 18 milionë lekë, por prapë votoi për shtimin e fondeve me 134 milionë lekë më shumë.

Poll

MOS HUMB