Video

Artan Hoxha: Shqiptarin e vranë, e filmuan dhe e publikuan në Tik Tok

Në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme që tregon se si një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, vrarë dhe varrosur.

F.m
Artan Hoxha: Shqiptarin e vranë, e filmuan dhe e publikuan në Tik Tok
Artan Hoxha

TIRANË- Vrasja dhe varrosja e një shqiptari është dokumentuar dhe me video që rezulton të jetë publikuar në rrjetin social Tik Tok. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”. Hoxha është shprehur se në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme që tregon se si një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, vrarë dhe varrosur. Por, sipas gazetarit, videoja është fshirë shpejt.

“Aty kam parë video të frikshme, po mirë që e kanë hequr shpejt. Është vrarë shqiptari, është marrë peng, është filmuar, është vrarë, e kanë varrosur, është filmuar i gjithë veprimi. E kanë varrosur me gjithë çfarë ka pasur me vete dhe e kanë hedhur në TikTok. Shqiptar ishte, nga veriu. Video e frikshme,"- tha Hoxha. 

 

Poll

MOS HUMB