
TIRANË- Orges Shijaku, djali i piktorit të madh Sali Shijaku, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për shkak se ka nxitur djalin e tij 16-vjeçar që të përdorte armë. Orges Shijaku, me profesion skluptor, aktualisht dyshohet se ndodhet në Zvicër. Në baensën e tij në Tiranë, Policia e Shtetit, gjeti dhe sekuestroi 6 armë të llojit: pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike, sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Ai nxiste të birin t’i përdorte ato si dhe të pozonte në foto të ndryshme teksa mbante armë zjarri në duar. Adoleshenti, jo pak herë merrte dhe thikë me vete në shkollë. Sali Shehu, një prej piktorëve më të mëdhenj shqiptar ka ndërruar jetë në vitin 2022.