Video

Zinxhiri i vrasjeve në familjen Meta

Xhaxhai i Pëllumb Metës kishte vrarë djalin e tij, Sabri Meta. Kushëriri i Blerina Metës, Skënder Tuga, nga ana tjetër ka treguar se edhe nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur bashkëshortin.

F.m
Zinxhiri i vrasjeve në familjen Meta
Pëllumb Meta dhe fëmijët

DURRËS- Familja Meta që është kthyer në kryefjalë të mediave ditët e fundit, kishte përjetuar edhe më herët vrasje në gjirin e tyre. Ndërkohë që të tre fëmijët e Pëllumb Metës, Hygerta, Hyseni dhe Amarildo po përballen me drejtësinë për vrasjen dhe varrosjen e babait të tyre në kasollen e lopës, të afërmit kanë rikthyer histori të vjetra. E afërmja e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit ka treguar se fisi Meta kanë qenë të egër e të dhunshëm historikisht. Ajo rrëfeu skenat e dhunës që kishte vuajtur Blerina, e cila shumë herë ishte kthyer tek familja e saj me të nxira në trup, por nuk la pa treguar dhe një tjetër krim makabër. Xhaxhai i Pëllumb Metës kishte vrarë djalin e tij, Sabri Meta. Kushëriri i Blerina Metës, Skënder Tuga, nga ana tjetër ka treguar se edhe nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur bashkëshortin, ngjarje për të cilën ka bërë gjashtë vite burg.

 

Poll

MOS HUMB