Video

Zyshë Ina do të kthehet në shtëpi

Brenda pak orëve, thirrja për ndihmë u shpërnda masivisht në rrjetet sociale, duke grumbulluar paratë e nevojshme

E.K
Zyshë Ina do të kthehet në shtëpi
Llogaria ne gofoundme

TIRANË- Në një kohë rekord, shqiptarët janë bërë bashkë ditën e djeshme, për të siguruar paratë e nevojshme për mësuese Ina Kasimatin, e cila është duke u përballur me një sëmundje të rëndë në një spital në Francë.

Zysha, siç e njohin shumë qytetarë, duke marrë në konsideratë dhe këshillat e mjekëve francezë, kishte nevojë që të kthehej në vendlindjen e saj në Vlorë, me një avion charter, pasi i duhet të qëndrojë e lidhur me aparaturat, që mundësojnë qëndrimin e saj në jetë.

Për këtë fluturim asaj i duheshin 17 mijë euro, ndërkohë që shuma e mbledhur në më pak se 24 orë, është dyfishuar. Në një shënim në gofundme, thuhet se paratë që do të mblidhen përtej shumës së 17 mijë eurove, do të shkojnë për nevojat shëndetësore që ajo do të ketë në Shqipëri, si dhe për të ardhmen e djalit të saj të mitur.

Zyshë Ina do të kthehet në shtëpinë e saj!/ZËRI 

Poll

MOS HUMB