
Hygerta Meta
DURRËS-Hygerta Meta para daljes në gjykatë ditën e sotme i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor për të verifikuar nëse është abuzuar seksualisht.
Mësohet se përgjigja ka rezultuar negative.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme dy fëmijët e të ndjerit Pëllumb Meta, në kohë të ndryshme kanë marrë përsipër fajin. Tashmë që Hygerta Meta pranoi në sallën e gjyqit, se ka qenë ajo që ka vrarë babanë e saj, dhe jo i vëllai, tre fëmijët pritet që të merren sërish në pyetje nga ana e prokurorisë, për të dalë në konkluzionin se kush realisht e shkrepi armën./ZËRI
Poll