
foto ilustruese
DIBËR- Një ditë më parë një 20-vjeçar u arrestua nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Ndërkohë nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
I riu u vu në pranga pasi një ditë më parë u raportua se në fshatin Zall Reç, ku 20-vjeçari A.Sh., ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen pas një sherri për konflikte të dobëta. Policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij, pasi informacioneve se po ndodhte një konflikt në familje./ZËRI
Poll