Aktualitet

Vizita e Zelenskyy-t në Tiranë/ Policia merr masat, rrugët që do të bllokohen

Masat e Policisë e Shtetit do të nisin që më datë 27 shkurt, ku do të angazhohen mbi 1600 forca policore.

f.t
Vizita e Zelenskyy-t në Tiranë/ Policia merr masat, rrugët
Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky

TIRANË- Ditën e nesërme Tirana do të blindohet me masa të shumta sigurie për shkak të samiteve dhe vizitës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyt në kryeqytet.

Masat e Policisë e Shtetit do të nisin që më datë 27 shkurt, ku do të angazhohen mbi 1600 forca policore. Të gatshëm do të jetë i gjithë reparti RENEA, por edhe FSK. Ditën e nesërme në Rinas do të zbarkojnë sektori i Antiterrorit, shërbimet e SHISH por edhe RENEA per të kontrolliar sigurinë në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë policia rrugore do të ndalojë që nga nesër parkimet në rrugët që do të bllokohen për dy samitet.

Do të bllokohen në intervale të ndryshme kohore: 

– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.
-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, në datat 28-29 shkurt, kur edhe do të mbahet samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB