Aktualitet

Fëmijët i morën jetën/ Kolegu i Pëllumb Metës: Ishte djalë flori, i përkushtohej familjes

Theodhor Rafti, kolegu dhe ish pronari i viktimës thotë se e njeh Metën si një njeri të qetë dhe të përkushtuar ndaj familjes. 

a.l
Fëmijët i morën jetën/ Kolegu i Pëllumb Metës:
Kolegu i Pëllumb Metës, Theodhor Rafti

DURRËS- Ndërsa fëmijët dhe familjarët nga ana e bashkëshortes e përshkruajnë si një person të dhunshmëm dhe të rrezikshëm, kolegët e Pëllumb Metës shprehin mendim ndryshe për 50-vjeçarin. Në një intervistë për Report Tv, Theodhor Rafti, kolegu dhe ish pronari i viktimës thotë se e njeh Metën si një njeri të qetë dhe të përkushtuar ndaj familjes. 

"Punonte për shtëpi. Për mua djalë flori. Nuk e di brenda familjes nuk e di. Edhe atë të madhin e kam pas në punë 3 muaj. Lante makinat. Pas vitit të ri ka qenë në Itali. Kishte sjellje shumë të mirë me të gjithë. Shumicën e kohë ishte në punë, 3 vite çoi gocën në shkollë te Plepat e çonte në mëngjes dhe e merret pasdite. Thonë ka bërë fjalë. Jo mo ça shqetësimi! Ka pasur problematika me fëmijët e tij që mund ti kem edhe unë nesër... pse nuk punojnë, shko 25 vjeç e nuk punon. Shumë e dhimbshme e tmerrshme. Na ka ardhur keq çdo njeriu", tha ai. 

Poll

MOS HUMB