
DIBËR-Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë problem në shoqërinë tonë. Ditën e sotme një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall Reç, ku 20-vjeçari A.Sh., e ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen pas një sherri për konflikte të dobëta. Policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij, pasi informacioneve se po ndodhte një konflikt në familje.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij.