Aktualitet

Në burg për vrasjen e të atit/ Pronari i Amarildo Metës: Kur vinte në punë sillej sikur s'kishte ndodhur gjë

Kur është pyetur nga pronari se pse nuk e denoncuan në televizion zhdukjen e babait, 21-vjeçari ka deklaruar se vëllai i madh nuk donte pasi mendonte se ishte turp ta raportonin në media, zhdukjen e të atit.   

a.l
Në burg për vrasjen e të atit/ Pronari i Amarildo Metës: Kur
Amarildo Meta

DURRËS-  Pronari i Amarildo Metës, njëri prej tre fëmijëve të arrestuar për vrasjen e babait, Pëllumb Meta pak ditë më parë, thotë se 21-vjeçari ishte një djalë i qetë, punonte shumë dhe nuk krijonte probleme. Sipas tij, i riu pas vrasjes ka shkuar çdo ditë në punë dhe sillej normalisht. 

Kur është pyetur nga pronari se pse nuk e denoncuan në televizion zhdukjen e babait, 21-vjeçari ka deklaruar se vëllai i madh nuk donte pasi mendonte se ishte turp ta raportonin në media, zhdukjen e të atit.   

"As nuk e kemi kuptuar a ka pas probleme. Ka ardhur në punë si zakonisht deri në momentin që është arrestuar. Ishte i vëllai erdhi i mori lekë borxh. Atë ditë që e kanë arrestuar në darkë, kërkoi lekë borxh këtu. Vinte përditë pa prishur asnjëlloj pune. Këtu ka punuar me vite. Asnjëlloj dyshimi s'kemi patur. E pyeta mjes dhe në darkë. A ka ndodhur gjë? Nuk dimë gjë thoshte. Amarildo ka ardhur në punë çdo ditë si përherë. Edhe atë ditë kur është vrarë i ati. Deri në darkë. Djalë shumë i urtë. Sillej normalisht sikur nuk kishte ndodhur gjë. Kur i thoshim po shikoni kontrollojeni ose nxirreni në TV humbjen e babait, thoshte nuk do vëllai i madh ta nxjerrim se është turp. S’ma merr mendja dhe ka lidhje me fejesën e vajzës. Nuk ma merrte mendja kurrë. Aq urtë sa rrinte, prej 1 viti e kam pasur punëtor. Viktima ishte zotëri burrë. As lekët nuk ja merrte djalit. Nuk kishin asnjë konflikt, kishte shitur një tokë këtu. Ishte futur ndërmjetës për të shitur një tokë. Desha me shit timen por nuk kanë rëndë dakord. Ishte burrë shumë i mirë", deklaroi ai për Report Tv. 

Poll

MOS HUMB