Video

Pse nuk po dorëzohet trupi i Arben Lleshit?

Nuk përjashtohet mundësia që familjarët e Lleshit të kenë frikë të tërheqin trupin e të kryejnë ceremoninë e varrimit për shkak të hakmarrjes me familjen Hoxha.

F.m
Pse nuk po dorëzohet trupi i Arben Lleshit?
Arben Lleshi

TIRANË- Familjarët e Arben Lleshit, i cili u vra nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit, pretendojnë se trupi që autoritetet shqiptare kanë dashur tu dorëzojnë, nuk është i vëllait të tyre. Për këtë arsye, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vrasja e tij, trupi i Lleshajt nuk është tërhequr dhe vijon të qëndrojë në morg. Pas akuzave të familjarëve, Prokuroria e Elbasanit ka vendosur të bëjë krahasimin e ADN-së së viktimës me motrën e tij dhe pas rezultave do të merret një vendim nga ana e familjarëve për të tërhequr trupin. Nuk përjashtohet mundësia që familjarët e Lleshit të kenë frikë të tërheqin trupin e të kryejnë ceremoninë e varrimit për shkak të hakmarrjes me familjen Hoxha. Arben Lleshi ka vrarë dhe ka djegur mikun e tij të fëmijërisë, Agim Hoxha, në Britaninë e Madhe. Që prej kësaj ngjarjeje, ka nisur një hakmarrje mes dy familjeve që deri më tani ka marrë pesë jetë.

 

Poll

MOS HUMB