Aktualitet

Skandali me trupin e Arben Lleshit, familjarët: Nuk është vëllai ynë! Prokuroria urdhëron kryerjen e ADN-së

Familjarët kanë pretenduar se trupi që kanë parë në morg nuk është i vëllait të tyre

E.K
Skandali me trupin e Arben Lleshit, familjarët: Nuk është
Arben Lleshi

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vrasja që ndodhi në burgun e Peqinit, trupi i Arben Lleshit vijon të qëndrojë në ambientet e morgut, ndërkohë që familjarët e tij kanë ngitur një akuzë shumë të fortë. Ata pretendojnë se trupi që i është dhënë nga autoritetet e morgut nuk është i vëllait të tyre, dhe për këtë shkak kanë kërkuar që atij ti bëhet ADN.

Prokuroria ka pranuar kërkesën e familjarëve, dhe tashmë trupit do ti bëhet ADN krahasuese me motrën e Arben Lleshit. Fillimisht familjarët kanë refuzuar që të kryejnë ceremoninë nga frika e hakmarrjes, dhe pas publikimit të rezultatit të ADN, varrimi pritet që të kryhet nga Bashkia e Elbasanit.

Ligji e parashikon që nëse familjarët nuk paraqiten për të tërhequr trupin nga morgu brenda një afati prej 2 muajsh, varrimi i personi që humb jetën kryhet nga bashkia e qytetit, në këtë rast nga ajo e Elbasanit.

Por tashmë me hapjen e kësaj piste të re, pritet që hetimet të zgjasin, dhe trupi të qëndrojë ende në morg, deri në përgjigjen e analizës së ADN-së.

Çfarë ndodhi në Peqin?

Mesditën e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. 

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB