
TIRANË- Denis Bajri, një prej anëtarëve të fisit Bajri, i cili është dyshuar si i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale, të ndodhura në Shkodër, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. Në momentin që është ndaluar nga efektivët, 36-vjeçari është prezantuar me mbiemrin e dytë, Denis Brajoviç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet si autori i vrasjes së Gjin Boriçit, alias Gjin Ndoj, ngjarje e ndodhur më 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër.
Emri i Denis Bajrit doli nga përgjimet e dosjes “Metamorfoza”. Ka qenë vetë 36-vjeçari, i cili ka njoftuar Behar Bajrin për eliminimin e Boriçit, i cili më pas i ka dhënë lajmin biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ky i fundit ishte porositur nga Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2023, për të pajtuar njerëzit e nevojshëm dhe për të kryer eliminimin e Boriçit.
-
Arrestohet në Dubai Denis Bajri
27 Shkurt, 10:46