Aktualitet

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Në ‘TikTok’ ka qarkulluar video kur vritet një shqiptar

Hoxha ka deklaruar se në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme ku një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, është vrarë dhe është varrosur.

f.t
Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Në ‘TikTok’ ka
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar fjalorin e rëndë dhe konfliktet që lindin prej komunikimeve në rrjetin social Tik Tok. Gjatë fjalës së tij Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në TPZ ka deklaruar se në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme ku një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, është vrarë dhe është varrosur.

I gjithë ky akt, sipas gazetarit, është filmuar dhe është publikuar në rrjet, por është fshirë shpejt.

“Aty kam parë video të frikshme, po mirë që e kanë hequr shpejt. Është vrarë shqiptari, është marrë peng, është filmuar, është vrarë, e kanë varrosur, është filmuar i gjithë veprimi. E kanë varrosur me gjithë çfarë ka pasur me vete dhe e kanë hedhur në TikTok. Shqiptar ishte, nga veriu. Video e frikshme”, theksoi Artan Hoxha.

Poll

MOS HUMB