
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin gazetari Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe të lënë në fuqi dhe nga Apeli për sekuestrimin e paisjeve te punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara ne banesë dhe në vendin e punës.
Vendimi është marrë pak ditë me parë nga një treshe gjyqtarës të kësaj gjykate ,që lanë ne fuqi vendimin e Apelit te Posacëm, duke ligjëruar sekuestrimin e paisjeve elektronike, kontrollet në banesë, dhe sekuestrimin e telefonave të gazetarit.
Vendimi i treshes së gjyqtarëve Sokol Binaj dhe anëtarët Ilir Panda, Sandër Simoni, edhe pse ende i paarsyetuar, konsiderohet kundër standardit të vendosur nga vetë Gjykata e Lartë në vitin 2022 për rastin ‘Lapsi’ si dhe në kundërshtim me një vendim të Komitetit të të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër.
Gjykata e Lartë, përmes këtij vendimi jo vetëm që dëmtoi cënimin dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarit Elton Qyno, por njëherësh ndezi dritën jeshile për SPAK, për të kryer çdo aksion ndaj kujtdo gazetari në Shqipëri, që guxon të thotë diçka më shumë nga ajo që serviret në komunikatat për shtyp./ZËRI