Politikë

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?

Ka disa episode që e kanë kthyer Alfred Pezën një prej njerëzve në të urryer në rrjet, ZËRI iu sjell një përmbledhje

E.K

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?
Alfred Peza

TIRANË- Që prej marrjes së detyrës në krye të RTSH-së, Alfred Peza nuk ka qenë njeriu më i pëlqyer as për rrjetin, por ca më shumë për punonjësit e Radio Televizionit Publik. Me ardhjen e tij në krye të RTSH-së ka pasur një sërë akuzash për pushime masive nga puna, si dhe për emërime të çuditshme në postet drejtuese, siç ishte dhe ai i një 23-vjeçare në krye të programacionit, të televizionit, që ka një staf prej rreth 1 mijë personash.

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?

Disa prej personazheve kanë folur publikisht për këto padrejtësi, siç ishte rasti i gazetarit Bledi Strakosha, regjisores Arnita Beqiraj, dhe së fundi virale u bë dhe denoncimi i Alketa Vejsiut. Kjo e fundit në një qëndrim publik në rrjetet e saj sociale, do të denonconte dhe akuzonte Pezën për sjellje çnjerëzore dhe antiligjore në drejtim të partneres së babait të saj, e cila punonte në RTSH për 30 vite.

 

Ajo kishte marrë leje pa të drejtë page nga puna, për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj në ditët e fundit të jetës, por pas humbjes së tij u përball dhe me pushimin nga puna. Më shumë sesa faktori ekonomik, që Vejsiu tha se zonjës nuk do ti mungonte, ajo e akuzonte Pezën për sjelljen e tij brutale. Ndërkohë që një tjetër akuzë që është bërë së fundi në drejtim të Pezës, lidhet me realizimin e festivalit të këngës në RTSH, i cili ishte më i shtrenjti në histori për nga kostot por jo më i arriri për nga realizimi.

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?

Që në netët e para të Festivalit, këngëtarët hodhën akuza se kishin probleme me audion, dhe me koordinimin me orkestrën, ndërkohë që dhe niveli i moderimit la shumë për të dëshiruar.

Një tjetër episod që irritoi shumë shqiptarët, ishte dhe lënia në mes e projektit “Njerëz dhe Fate”, që aktorët do ta risillnin në RTSH. Ishte iniciativa e aktorit Arben Derhemi, ajo që mblodhi kastin e aktorëve së bashku, por në mënyrë të njëanshme Peza vendosi që të mos e vazhdonte kontratën. Aktorët ju detyruan që të hapnin një llogari në gofoundme në mënyrë që të mblidhnin para për të realizuar filmin, një prej më të dashurve për shqiptarët.  

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?

Të gjitha këto e kanë bërë Alfred Pezën, ish-deputetin pasanik të socialistëve, një prej njerëzve më të urryer dhe në rrjetet sociale.

MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?MEMET/ Pse të gjithë e urrejnë Alfred Pezën?/ZËRI

Poll

MOS HUMB