
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij grek, Kyriakos Mistotakis. Burime për "Neës24", kanë bërë me dije se ka pasur një takim informal mes dy kryeministrave, por ende nuk dihet vendi i takimit mes tyre. Kjo pasi deri më tani asnjë prej tyre nuk kanë dhënë informacione e detaje lidhur me takimin e tyre, duke lënë të pazbuluara edhe çështjet e diskutimit mes tyre.
Por me siguri çështja kryesore e diskutimi është ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit 2023. Sipas mediave greke, Rama ka nisur nga puna për të gjetur pasardhësin e tij, duke përmendur edhe 3 emra, mes tyre: Ilir Paço, Vangjush Tavo dhe Theodhori Çami.
Media helene pretendonte se kryeministri shqiptar Edi Rama kishte pirë një kafe me ish-deputetin Vangjel Tavo por në një reagim të bërë për "ZËRI", pas lajmit që u publikuar në mediat greke, Tavo shprehet se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje, duke hedhur poshtë dhe pretendimet se ka “negociuar” me kreun e qeverisë për postin e kryebashkiakut.
Nga ana tjetër, pretendimet e mediave greke, kreu i qeverisë ka zgjedhur të mos i komentojë. /ZËRI