Politikë

Negociata me Ramën për drejtimin e Himarës? Vangjel Tavo: Nuk kam informacion

Sipas ish-deputetit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot PL) një lajm i tillë ka qarkulluar dhe disa ditë më parë.

E.K
Negociata me Ramën për drejtimin e Himarës? Vangjel Tavo: Nuk kam
Vangjel Tavo dhe Edi Rama

TIRANË- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka mohuar se është kontaktuar nga kryeministri Edi Rama, që të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës.

Në një reagim të bërë për Zërin, pas lajmit që u publikuar në mediat greke, Tavo shprehet se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje, duke hedhur poshtë dhe pretendimet se ka “negociuar” me kreun e Qeverisë. Sipas ish-deputetit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot PL) një lajm i tillë ka qarkulluar dhe disa ditë më pare

“Nuk kam asnjë informacion. E kam parë si lajm para ca ditësh nga po e njëjta gazetë dhe e shikoj përsëri sot. Faleminderit”, u shpreh Tavo.

Çfarë shkroi “Kathimerini”?

Gazeta greke “Kathimerini” shkruante këtë të mërkurë se ka pasur një takim mes Vangjel Tavos dhe Kryeministrit Edi Rama për të drejtuar përkohësisht Bashkinë e Himarës, e cila vijon të jetë pa kryetar, pasi kryebashkiaku i zgjedhur i saj Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash. Sipas medias greke, Tavo ka rënë parimisht dakort, por ka kërkuar që të pyesë dhe palën greke për këtë çështje.

Fredi Beleri në burg

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Gjyqi ndaj tij vijon në Apelin e Posaçëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB