Politikë

Lajthitje moshe? Gafa e Berishës, rikthen denoncimin e para 3 javëve

Bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokratike të Krujës, Pqërparim Bilja.

E.K
Lajthitje moshe? Gafa e Berishës, rikthen denoncimin e para 3 javëve
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur sërish këtë të hënë akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) teksa mbante fjalimin e përnatshëm nga dritarja e banesës ku ndodhet nën masën e sigurisë "arrest shtëpie". Gjatë fjalës së tij, dhe pse nuk përmendi emër, Berisha tha se një kryetar dege i Partisë Demokratike, ishte kërcënuar në SPAK, ku dhe i kanë kërkuar që të hiqte dorë nga drejtimi i PD. Ndërsa shtoi se po këtij zyrtari të PD-së, ditën e zgjedhjeve vendore të 14 majit i kishin gjetur në makinë një listë zgjedhësish dhe një shumë parash. Sipas Berishës, kjo është normale, pasi lekët ishin rroga e bashkëshortes së tij ndërsa lista e zgjedhësve ishte e qëndres së tij të votimit dhe janë publike.

Sali Berisha: Këto ditë mësova se mercenarët e SKAP-it kanë thirrur shoferin kryetarin e një dege së Partisë Demokratike. E kanë thirrur se ditën e votimit i kanë gjetur në makinë gjënë më normale, i kanë gjetur në makinë listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit të cilat janë publike. Dhe i kanë gjetur rrogën e të shoqes që e kishte marrë atë ditë dhe po e çonte në shtëpi. Ndërkohë këto ditë thërrasin kryetarin e partisë, ky i thotë pse jam thirrur këtu, ai e sheh me kërcënim, kryetari I thotë mos kërkon që të jap dorëheqjen, duhet ta kishe dhënë me kohë dorëheqjen ti nga partia jote.

Bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokratike të Krujës, Xhevahir Bilja. Ky i fundit e ka denoncuar si rast më 15 dhjetor të vitit të shkuar në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku shprehej se SPAK i kishte sekuestruar telefonin. Po ashtu, Bilja shtonte se SPAK po ushtronte presion ndaj tij për shkak të detyrës që mbante si kreu i degës së PD në Krujë.

Çfarë thoshte Xhevahir Bilja?

Më 13 maj 2023, unë si kryetar i Partisë Demokratike i degës Krujë, 2 ditë përpara zgjedhjeve, pas një takimi me strukturat, erdhi dhe më takoi anëtari i PD Bedri Murati për të më kërkuar makinë me të cilën e kisha marrë me qera pasi kishte punë familjare. Po atë ditë kishim takim me komisioneret dhe bashkë me kandidatin zhvilluam një takim me strukturat. Më pas kam telefonuar Bedri Muratin dhe pas disa thirrjeve më përgjigjet duke më thënë se në kthim e kanë ndaluar në rrugë Policia e Krujës.

Shkova në komisariat ku takova shefin e krimeve duke kërkuar informacion se përse është ndaluar anëtari i PD. Na kanë thënë që është ndaluar sepse janë gjetur listat publike zgjedhore dhe vlerë monetare e cila ishte rroga e bashkëshortes së tij. Listat ishin të miat dhe zyrtare të aksesueshme për këto në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shefit të krimeve i kam thënë që makinë e kam marrë unë me qera dhe listat janë të miat në cilësinë e kryetarit të degës Krujë.

Pas arrestimit të z. Murati më ka thirrur një avokat bashkë me djalin e tij ku më kërkuan një prokurë me noter se makina ishte e imja me kontratë qiraje dhe unë i bëra prokurën. Për shkak të kësaj historie 7 muaj më parë, 3 ditë më parë më telefonojnë për t’u paraqitur në SPAK ku duhej të shkoja të jepja një deklaratë. Shkova të nesërmen dhe pas marrjes në pyetje për 7 orë më sekuestruan telefonat. Kjo ishte surprizë për mua. Konfiskimi i telefonave të mi personalë është presion ndaj meje si kryetar i Partisë Demokratike dega Krujë. Nuk më kanë lejuar as të telefonoj familjen me telefonin tim. I bëj thirrje SPAK të mos mbetet peng e presioneve politike.

Mesa duket, Berisha e ka harruar denoncimin e bërë nga selia e PD-së, ose ia kanë ofruar sërish si informacion të ri./ZËRI

Poll

MOS HUMB