Aktualitet

Protestojnë banorët e një pallati në Durrës, 10 ditë kohë të largohen nga objekti i dëmtuar

Gjatë protestës banorët u takuan edhe me nën kryetarin e bashkisë së Durrësit, Elio Jani i cili u shpreh se konstruksioni ishte në të mirë të qytetarëve, pasi pallati kishte kollonat e dëmtuara.

a.l
Protestojnë banorët e një pallati në Durrës, 10
Durrës

DURRËS- Banorët e një pallati që ndodhet në lagjen 17 pranë Rajonit të Policisë së Durrësit kanë protestuar mesditën e kësaj të enjteje kundër rinkonstruksionit të objektit ku ata jetojnë. Ata janë njoftuar se brenda 10 ditësh duhet të largohen nga pallati, ndërsa kërkojnë që t'u pagohet qiraja për muajt që do të jenë larg shtëpisë.  

Gjatë protestës banorët u takuan edhe me nën kryetarin e bashkisë së Durrësit, Elio Jani i cili u shpreh se konstruksioni ishte në të mirë të qytetarëve, pasi pallati kishte kollonat e dëmtuara.

Sipas parashikimeve të bëra, objekti është i pabanueshëm për shkak të dëmeve në nivelin DS4 dhe ka nevojë të rikonstruktohet, punime që parashikohet të marrin rreth 3 muaj kohë./ZËRI

Poll

MOS HUMB